Kosovë
Pasi tha “Fatmir Limaj le të shkojë në Malishevë”: Analisti qorton zv.ministrin e Qeverisë Kurti

Analisti politik, Petrit Zogaj ka deklaruar se zëvendësministri i Infrastrukturës nga VV, Avni Zogiani, e ka humbur kontrollin në lidhje me deklaratat e tij për gjendjen e koronavirusit në Malishevë.
Zogiani kishte deklaruar në Facebook se Fatmir Limaj duhet të shkojë të merret me komunën e Malishevës, prej nga vjen dhe të mos bëjë politikë.
Për këtë, analisti Zogaj ka kritikuar Zogianin se më këto deklarime, po e pronëson Komunën e Malishevës me një lider politik.
“Ky far zëvendësministri shkon e bën një deklaratë kaq skandaloze duke e pronësu një komunë e 70 mijë banorë për një lider politik. Pra i thotë ‘shko merru me komunën tane.’ Kqyre Ti, Limaj as kryetar komunë nuk është e Malisheva e 70 mijë banoret e saj nuk janë pronë e Fatmir Limajt. Do duhet të ishte ky far zëvendësministri që të merrej me raste emergjente dhe qeveria e tij, e jo me bë këso deklaratash kaq primitive e provinciale sikurse kjo. Sepse, sipas kësaj logjike, secili e secila do të duhej me u marrë me komunën e vet, që i bie vet ky zëvendës të merrej me komunën nga vjen, e askush me Kosovën e qytetarin e saj. Kjo deklaratë, për më tepër vjen nga një subjekt politik, që këtë provincializëm e kishte luftu dikur. E turpshme”, ka shkruar analisti Zogaj në Facebook.





















