Lajme
Pamjet e zjarrit në pallatin në Tiranë! Njerëzit ‘harrojnë’ Covid, dalin në rrugë

Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në 2 ambiente (magazina) të një kompleksi pallatesh në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Laprakë (Tiranë).
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke sjellë panik mes banorëve të godinave. Këta të fundit e kanë ‘harruar’ karantinën dhe kanë dalë të gjithë jashtë banesave duke vërshuar në rrugë.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Për më shumë shikoni pamjet e përcjella nga report tv./Express


















