Lajme
PAMJE EKSKLUZIVE/ Qetsohet situata në Hasanbeg, policia arrestoi disa të rinj, banorët bllokuan rrugën gjatë orës policore

E plotësuar/ Shumë banorë të Hasanbegut në orë policore kur është i ndaluar qarkullimi kanë dalë në qendër të fshatit mbrëmjen e kësaj të hëne për të protesutar pasi policia arrestoi disa persona nga ky fshat, raporton Zyrtare.net
Nga pamjet ekskluzive të sigurara nga Zyrtare.net, me intervenimin e kryetarit të komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski janë liruar personat e arrestuar dhe se tashmë qytetarët janë futur nëpër shtëpitë e tyre.
PAMJE EKSKLUZIVE/ Tensione në Hasanbeg, policia arrestoi disa të rinj, banorët bllokojnë rrugën gjatë orës policoreDetaje:
Gepostet von Zyrtare am Montag, 13. April 2020
Njëri nga të arrestuarit është edhe këshilltarë në Komunën e Gazi Babës.
Kreu i Komunës së Gazi babës bëri thirrje që të qetsohet situata dhe të mos përsëriten incidente nga e kaluara.
Hasanbegu është lagje e cila banohet nga shqiptarët dhe maqedonasit./Zyrtare.net/

















