Connect with us

Kosovë

Pallaska: Krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë, amnistia do të ishte krim në vete

Publikuar

Njohësi i çështjeve juridike Dastid Pallaska ka thënë se krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë.

Përmes një postimi në Facebook, Pallaska ka deklaruar se amnistia e krimeve të luftës do të përbente krim në vete, percjell Periskopi.

Reagimi i Pallaskës vjen pas deklaratës së gazetarit Baton Haxhiu i cili  duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se një marrëveshje e tillë do të duhej t’i ketë 3 elemente: 1. Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, 2. Amnistia në të dy vendet, pasi që pas 20 vjetësh s’ka pse dënohen njerëzit.

Reagimi i Pallaskës në Facebook:

Amnistia e krimeve të luftës është krim më vete.

Kjo pasi që amnistia jo vetëm që arsyeton krimet e luftës por edhe mund të shërbej si shkas për luftë të re.

Krimet e luftës nuk parashkruhen kurrë.

Gjykimi i tyre është detyrim jo vetëm ndaj të kaluarës por edhe ndaj të ardhmes pasi që është një ndër garancitë kryesore për paqe të qendrueshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK