Connect with us

Kosovë

Pacolli nuk dëshiron ministri në qeverinë e re, edhe pse ende nuk ka hyrë në bisedime

Publikuar

Ish-presidenti i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk ka diskutuar ende me askënd lidhur me formimin e qeverisë së re. Megjithatë, Pacolli nuk dëshiron të marrë ministri në qeverinë e re.

Gazeta Express mëson se Pacolli deri tash nuk ka biseduar me asnjë nga partitë të cilat kanë tendenca ta formojnë qeverinë e re, pasi i kanë numrat.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për kryeministër të ardhshëm, ish-zëvendës kryeministrin e parë të qeverisë në detyrë, Avdullah Hotin.

E për ta formuar qeverinë, LDK’ja po bisedon me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) dhe Nismën.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar në Kosovë, Nisma dhe AKR’ja e Behgjet Pacollit garuan bashkë ku fituan pak mbi 5% të votave, mjaftueshëm sa për të marrë ulëse në Kuvend.

Gazeta Express ka raportuar se Nisma do të marrë dy ministri në qeverinë e ardhshme të Hotit, ndërsa partneri i koalicionit – AKR, nuk dëshiron fare ministri.

NA NDIQ NË FACEBOOK