Connect with us

Kosovë

Osmanit i mbeti hatri prej LDK’së: Nuk më ftuan në takimin për mocionin, aty shkuan njerëz të thjeshtë

Publikuar

Kryeparlamentarja në detyrë, Vjosa Osmani thotë se LDK nuk e kishte ftuar fare në takimin për procedimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.

Ajo sonte në Desku tha se njerëz të thjeshtë morën pjesë në atë takim.

‘’Fare nuk jam ftuar në takimin kur është vendosur për të proceduar me mocion. Edhe pse e kam pasë barrën dhe kam qenë bartëse e listës.  Si dhe e mbaj pozitën më të lartë institucionale nga LDK. Në atë takim kanë qenë njerëz të tjerë, të thjeshtë.’’/PERISKOPI/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK