Kosovë
Osmani sfidon LDK’në: Dilni dhe matuni me qytetarët, por nuk do të mund të fshiheni prapa meje

Kryeparlamentarja në detyrë, Vjosa Osmani sonte në emisionin Desku ka qenë kritike ndaj bashkëpartiakëve të saj të LDK’së, transmeton Periskopi.
Ajo ua ka bërë të qartë se nuk do të garojë në një listë me ta nëse planifikojnë koalicion me njerëz që e zhvatën shtetin dhe nëse dialogu i mbetet në dorë presidentit.
‘’Dilni vet e kërkoni besim. Sepse nuk hy në listë për koalicion me partitë që e kanë zhvat shtetin. Nëse ky qenka projekti. Dini dhe këkroni sërish ballafaqim me qytetarët. Dilni dhe matuni para qytetarëve, sepse nuk mund të fshiheni prapa meje’’, ka thënë ajo./PERISKOPI/





















