Connect with us

Kosovë

Osmani: Administrata e Kuvendit kërkoi lehtësim për qarkullim të deputetëve, jo unë

Publikuar

më

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo nuk ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe as nga Minisria e Punëve të Bredshme leje për qarkullim për deputet e legjislacionit.

Sipas Osmanit, një kërkesë të tillë e ka bërë Administrata e Kuvendit të Kosovës.

“Një sqarim procedural, e pash në media ka reagime të ndryshme në lidhje me një vendim për qarkullim të deputeteve, dua të ju njoftoj që si kryetare e Kuvendit nuk kam bërë asnjë kërkesë nga institucionet përgjegjëse për qarkullim të deputeteve. Natyrisht që të gjithë e dimë që mandati i deputetit është i lirë dhe jo detyrues, por po ashtu e ndjejë si obligim që të ju njoftoj që ka pasur kërkesa nga disa grupe parlamentare dhe deputet indivual përfshi pastaj edhe administratën e Kuvendit të Kosovës drejtuar administratës që administrata ta kontaktoj ministrinë dhe institucionet tjera përgjegjëse për shkak të karantinimit të disa komunave tu përfshi edhe Prishtinën”, tha ajo në fillim të seancës të cilën e ka iniciuar PDK.

“Nga administrata i është drejtuar institucioneve përgjegjëse në radhë të parë Policisë dhe pastaj mnistrisë së Brendshme. Nuk është kërkesë që është dërguar nga unë si kryetare e Kuvendit, por jam njoftuar sot që ka pasur një kërkesë për lehtësim në qarkullim”, deklaroi Vjosa Osmani.

Seancën e sotme të iniciuar nga PDK e kanë nënshkruar 48 deputet ndërsa në fillim të seancës, kryetarja Osmani tha se në sallë janë 75 deputetë, të mjaftueshëm për të nisur punimet.

NA NDIQ NË FACEBOOK