Connect with us

Lajme

Ora policore në Maqedoni, këto pritet të jenë ndryshimet e reja

Publikuar

Ora policore gjatë ditëve të punës të fillojë nga ora 19:00, kurse në vikend të nis të shtunën në ora 13. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se komisioni për sëmundje infektive ka propozuar një sërë ndryshimesh që priten të diskutohen në Qeveri, raporton Zyrtare.net

Propozimet që do të diskutohen nesër në Qeveri;

-Ora policore çdo ditë punë të fillojë nga ora 19:00.

– Për qytetarët e moshuar mbi moshën 67 vjeçe të mund të lëvizin nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 12:00 në mesditë.

– Të rinjtë deri në moshën 18 vjeçe të lëvizin nga ora 13:00 deri në 16:00.

-Ora policore gjatë vikendit të fillon nga ora 13:00 të shtunën deri në ora 05:00 të hënën.

-Mbetet ndalesa për mbledhje-grupim të qytetarëve. Qytetarët do të duhet të mbajnë mjete për mbrojtje personale në hapësirat e mbyllura por edhe në hapësirat e hapura në rast se nuk mund të realizohet distanca sociale prej dy metra.

KUJDES! Derisa nuk ka vendim qeveritar rregullat vlejnë këto që janë akoma në fuqi, pra ora policore vlen nga ora 16 deri në ora 5./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK