Lajme
Ora e re policore, grumbuj gjatë orëve të lejuara për lëvizje në Shkup (VIDEO)

Shkup – Ora 14:00. Trafiku në kryeqendër është i mbingarkuar. Fluksi i qytetarëve nëpër shitore është i madh, por nuk është më i vogël as numri i atyre të cilët kanë dalur për të shëtitur.
Marrë parasysh se gjatë fundjavës ora policore do të fillojë nga ora 16:00 e së premtes deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, qytetarët po blejnë më shumë ushqime.
“Sipas situatës që është duhet me marr, m’u përgadit për ushqim, gjërat elementare i marrim”…
“Mirë mirë po shkon, po përgaditemi ka pak, kam dal për të blerë”…
“Patjetër për t’u furnizuar. Gjithçka që na duhet do të marrim sot dhe pastaj do të qëndrojmë në shtëpi”…
“Për çdo ditë bëjë kështu Pazar, jo vetëm pse orë policore. Ndonjë ditë dalim, ndonjë ditë nuk dalim.”- thanë blerësit për TVM2.
Shitësit në treg thonë se për shkak të masave të reja, puna e tyre është shtuar gjatë ditës. Nuk ka gjithsesi as rritje të çmimeve. Tregtarët respektojnë rekomandimet, mbajnë dezinfektues, vendosin dorëza dhe ruajnë distancinim social.
“Po dalin ata sigurisht. Paradite deri në 2 dhe aq”…
“Ka më shumë tash shitje. Për shkak të orës policore tani ka më shumë punë”…
“Kur është fluksi më i madh. -Fluksi më i madh është pas orës 12:00. Çmimet janë të njejta nuk ka rritje.”- thanë shitësit për TVM2.
Është mirë të kuptojmë se orët e lira për lëvizje, nuk janë për t’u grumbulluar nëpër parqet e lagjeve, por për të mbaruar punët e domosdoshme të ditës. Aq më tepër, ju përkujtojmë se edhe gjatë ditës, të moshuarit dhe fëmijët kanë orare të ndryshme lëvizjeje pikërisht për të parandaluar përhapjen e virusit e kjo do të thotë, se dy orët e lejimit të qarkullimit për personat mbi 67 vjec, janë mundësi për ta për të bërë blerjet dhe pagesat e nevojshme, nëse nuk kanë kush tjetër t’ua bëjë këtë shërbim.
Edhe fëmijët nuk duhet lejuar të luajnë në rrugicat pranë shtëpive të tyre, por prindërit duhet të gjejnë mënyrë që t’i animojnë edhe në kushte të izolimit e të mos i lënë në asnjë mënyrë të dalin jashtë pa nevojë. Masat janë marrë për të na mbrojtur, por askush nuk mund të na mbrojë nga pavetëdija jonë, se çdo grumbullim i panevojshëm, rrit rrezikun për infektime të reja, që do të thotë në rastin më të keq, ndalim të tërësishëm të lëvizjeve. Lehtësimi i masave varet vetëm nga ne. /TVM2/
ORA E RE POLICORE, GRUMBUJ GJATË ORËVE TË LEJUARA PËR LËVIZJE
ORA E RE POLICORE, GRUMBUJ GJATË ORËVE TË LEJUARA PËR LËVIZJE
Gepostet von Televizioni i Maqedonisë – TVM2 am Donnerstag, 9. April 2020

















