Connect with us

Kosovë

Obama mbështet Bidenin për president në përpjekjen për unifikimin e Demokratëve

Publikuar

Ish presidenti amerikan Barack Obama planifikon që t’i japë mbështetje publike ish zëvendës-presidentit, Joe Biden për t’u bërë president, në mënyrë që të ndihmojë në unifikimin e partisë pas garës së brendshme.

Obama pritet të njoftojë për mbështetjen e tij në një video të martën, sipas një burimi të afërt me të.

Mbështetja e tij vjen vetëm një ditë pasi ish rivali demokrat Bernie Sanders po ashtu i dha mbështetje Bidenit dhe i kërkoi progresivëve të unifkoheshin kundër Donald Trumpit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Obama nuk kishte dashur të luante rol publik në garën e brendshme, duke preferuar që të rrinte jashtë saj për të ndihmuar si një lloj ure gjatë përçarjes ideologjike kur të përfundonte gara.

Ish presidenti Obama mbetet në përmasa të jashtëzakonshme popullor mes Demokratëve. Por, jashtë partisë në një garë në mbarë vendin, Obama vetëm kishte barazuar me Trumpin si njeriu më i admiruar në Amerikë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK