Connect with us

Lajme

Nuk ndalet krimi në Shqipëri, dëshmia e qytetarit në Skrapar: Po qëllojnë policinë me kallash, pritet ndërhyrja e RENEA-s

Publikuar

SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Çorovodës. Një qytetar ka shkruar në JOQ, ku shkruan se disa persona kanë hapur zjarr ndaj forcave të policisë.

Sipas dëshmitarit bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shumë forca të Policisë së Berat, e po punohet për kapjen e autoprëve. “Pershendetje JOQ! Ne skrapar dy tre te cmendur po qellojn policin me kallash po ndoth tani. Po presin policin operacionale te beratit Sa erdhi drejtori beratit. Drejtori policis beratit. Eshte duke qelluar policin me kallash nuk dorzohet. Jan dy me te meta mendore dhe qellojn brenda shpis tyre me kallash ka disa ore policia ktu. Tani erdhi drejtori policis beratit me fnsh dhe shqiponjat po negociojne. Nuk afrohemi dot, Sna lene. Po besoj do dorzohen. Jane duke pritur Renean“, shkruan qytetari.

Më herët në vend kanë ndodhur disa disa ngjarje të tjera të rënda, ku në shkodër u plagos një 50-vjeçar e në Peqin, u dëmua një punonjës i burgut. Po ashtu gjatë ditës së djeshme në vend u vranë katër persona në dy atentate në Durrës dhe Lezhë./dosja/

NA NDIQ NË FACEBOOK