Kosovë
Nuk ndalet anëtari i VV’së: Sërish e quan Grenellin pro-serb, tallet edhe me luftën e Haradinajt dhe vrasjen e vëllezërve të tij

Anëtari i VV’së në Tiranë, Hysamedin Feraj, ka vazhduar me deklaratat e tij linçuese ndaj mediumeve në Kosovë, teksa e ka quajtur pro-serb emisarin amerikan Richard Grenell, si dhe ka thënë se pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj luftoi dhe iu vranë vëllezërit, ky deshi të coptojë Kosovën.
Kështu shprehet ai në një postim të publikuar së fundi në rrjetin social Facebook, ku sërish nuk shkëputet nga deklaratat e tij.
“Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)? Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Logjikë vs psikologji
Silogjizmi vs emocionit:
.I.
1. Grenelli është pro serb (shih: Pardeë, etj.);
2. Hashimi, Isa, Ramushi, Parimi, Berati, etj., janë pro Grenellit;
Unë nxjerr përfundimin: janë pro Serbisë.
Çfarë përfundimi mund të nxirrni ju, mendimtar, pa dhunuar ligjet e logjikës = ligjet e mendimit?
.II.
Termat “proserb”, “prorus”, “serbofil”, “grekofil” këtu kanë kuptim vetëm logjik, krahasues dhe klasifikues brenda ideve të njohura politike. “Pro” dhe “fil” (nga “filio”) tregojnë vetëm afinitetin e ideve që mundëson bashkimin në një klasë, jo të emocioneve, ndjenjave ose çfarëdo akti tjetër psikologjik.
.III.
Mbase në ndjenja subjektive të gjithë këta e urrejnë Serbinë antishqiptare më shumë se unë. Por unë nuk merrem me psikologjinë empirike të tyre, sepse as nuk di të merrem.
Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)?
.IV.
Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën. Pse duhet të mos presim ta bëj prapë dhe po bashkërisht me ta?
Për këtë pres ndonjë përgjigje dhe garanci nga psikologët.
(Sigurisht, pranoj se psikologjja empirike nuk mund të japë atë siguri që jep domosdoshmëria logjike)./gazetametro.net



















