Kosovë
Nuk iu rrihet në shtëpi: Prishtinasit e mbushin sheshin si për festa

Këngëtari Genc Salihu ka publikuar një fotografi me përshkrimin “shqiptarhone” e që mundohej të tregonte shpërfilljen që po ia bënin qytetarët e Prishtinës kërkesës së institucioneve për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të luftohej përhapja e koronavirusit.
Sheshi në këtë ditë të bukur pranvere dukej i mbushur si në ditët e netët e festave të fundvitit.
Dalja nëpër rrugë pa pasur nevojë është denoncuar nga institucionet e vendit, megjithëse nuk ka asnjë masë ndëshkimore, shkruan Periskopi.
Njësoj gjendja ka qenë edhe në ditët e tjera, por duket se frika nga koronavirusi i ri Covid-19 iu ka ikur prishtinasve vetëm tri javë pas konfirmimit të rastit të parë.
Ndërkohë, në fshatin Dumnicë banorët kanë protestuar që janë vendosur në karantinë duke rrezikuar po ashtu shëndetin publik. /Periskopi















