Kosovë
Njoftim për të gjithë banorët që ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, ja kur mund të kthehen në kryeqytet

Prishtina është shpallur zonë e karantinuar.
Shkas për këtë janë bërë 20 rastet e paraqitura me koronavirus vetëm sot në këtë komunë, shkruan Periskopi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, mund të kthehen nesër deri në ora 17.00
Njoftim
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!




















