Connect with us

Sport

Njoftim nga Montpellier – lojtari i skuadrës në spital, frymon me ndihmën e aspiratorëve

Publikuar

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, skuadra e Montpellier ka komunikuar për situatën e jashtëzakonshme të njërit prej lojtarëve të tyre.

Pa bërë të ditur emrin, skuadra nga Ligue 1 mëson se një anëtar i tyre është i shtrirë në spital, transmeton lajmi.net.

Dyshohet se lojtari është i prekur nga virusi Covid-19, pasur parasysh telashet që i janë shfaqur.

Lojtari ka probleme me sistemin e tretjes si dhe po frymon me ndihmën e aspiratorëve.

Mbetet të shihet në njoftimet e radhës të skuadrës, nëse lojtarit do t’i përmirësohet gjendja. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK