Lajme
Një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, vdes 68 vjeçarja

Një tjetër viktimë është shënuar nga koronavirusi në Shqipëri duke e çuar në 24 numrin total të humbjeve të jetëve.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se pasditen e së hënës ka ndërruar jetë një 68 vjeçare e cila vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
“Ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv një paciente 68 vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në Shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar”.
“68 vjeçarja e prekur nga Covid-19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda Spitalit Infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68 vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik./ A2 CNN




















