Connect with us

Sport

Ngecin negociatat mes Alaba dhe Bayern – zbulohen detaje

Publikuar

Rinovimi i kontratës së David Alaba me Bayern Munich është një nga çështjet që gëzon hapësira të mëdha në mediet gjermane.

Mbrojtësi austriak nuk ka arritur akoma marrëveshje me kampionët e Bundesliga, me negociatat që vazhdojnë të jenë të suspenduara tash e sa javë.

Sipas raportimeve të ‘Sport1’, Alaba, me rinovimin e kontratës, dëshiron të futet në mesin e lojtarëve që fitojnë më së shumti, transmeton lajmi.net.

Përfshirë bonuset, mbrojtësi i Bayern me kontratën aktuale fiton rreth 15 milionë euro në vit.

Kontrata aktuale e 27 vjeçarit skadon në vitin 2021, kështu që palët janë në negociata për një rinovim të mundshëm.

Thuhet se drejtuesi e Bayern mund t’i japin lojtarit një  vazhdim kontrate deri në vitin 2025. Mbetet të shihet se si do të finalizohen negociatat mes Alaba dhe Bayern. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK