Connect with us

Kosovë

Nga sot vendoset ‘tuneli dezinfektues’ në Prishtinë

Publikuar

224 raste janë shënuar në Kosovë të prekur me COVID-19, teksa gjashtë humbën jetën e 37 janë shëruar.

Për t’u përballur me këtë virus, autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë një varg vendimesh. Në orën 14:30 sot në Prishtinë do të promovohet edhe tuneli dezinfektues.

Ky tunel do të jetë i vendosur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavriusit.

Deri tani një tunel i tillë është vendosur në komunën e Mitrovicës.

NA NDIQ NË FACEBOOK