Connect with us

Sport

Newcastle nis merkaton, në bisedime me Cavani

Publikuar

Klubi anglez do të kenë pronarët më të pasur në futbollin botëror pasi të jetë finalizuar shitja e tyre.

Dhe do të thotë që disa nga yjet e futbollit mund të zbarkojnë në Premierligë.

Sipas ESPN, veterani i Uruguait Cavani është vetëm një nga emrat në listën e transferimeve, me sulmuesin që i skadon kontrata në verë, përcjell lajmi.net.

33-vjeçari është gati të largohet nga kryeqyteti francez në fund të sezonit pasi palët duket se nuk po bien dakord për kontratën e re.

Humbja e tyre mund të ishte fitimi i Newcastle, që synon transferimin e Cavanit në verë dhe tashmë bisedimet janë duke filluar. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK