Sport
Nëse sezoni nuk përfundon, UEFA detyron Premierligën të luajë në play-off

Udhëzimet e freskëta të dhëna nga UEFA të enjten pohuan se duhet të përdoret “merita sportive” për të përcaktuar se cilat skuadra do kualifikohen në kompeticionet evropiane nëse sezoni 2019/20 nuk mund të përfundojë.
Një numër idesh janë dhënë në tryezë, me raporte që sugjerojnë ose një sistem unik të play-off ose një pikë-për-lojë, përcjell lajmi.net.
Uefa ka deklaruar: “Do të ishte e preferueshme që garat vendase të pezulluara të rifillonin me një format të ndryshëm në një mënyrë që akoma do t’i lehtësonte klubet të kualifikohen në meritat sportive”.
Udhëzimet e reja shtuan: “Procedura për zgjedhjen e klubeve duhet të bazohet në parime objektive, transparente dhe jo-diskriminuese”. /Lajmi.net/






















