Kosovë
Nënshkruhet marrëveshja LDK-Nisma, Limaj thotë se do t’i kenë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur marrëveshjen për koalicion për formimin e Qeverisë së re.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, pas nënshkrimit të kësja marrëveshje ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të ketë 2 ministri dhe postin e zvkryeministrit.
“Nisma beson se vendi në këtë situatë ka nevojë për institucione, ka nevojë për një qeveri me legjitimitet. Duke u nisur nga krejt këto ne si Nismë së bashku me LDK-në kemi nënshkruar marrëveshjen për një nismë të re.
Do ti kemi dy ministri dhe zv kryenministrin. Kjo vjen në vend të dytë, pasi në plan të parë janë prioritetet që ka Qeveria e Kosovës që është vazhdimi i menaxhimit të tejkalimit të krizës në pandemi, përgatitja e pakos fiskale në rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe e treta është vazhdimi i dialogut”, tha Limaj përcjell Periskopi.





















