Kosovë
Nënkryetari i LDK-së tregon se kur do të formohet Qeveria e re

LDK, AAK dhe Nisma tashmë veç se janë afër për finalizimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës.
Finalizimi i kësaj marrëveshje po pritet të bëhet sot, ose nesër. Këtë për GazetaBlic e konfirmoi nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili thotë se këtë javë pritet të ndodhë edhe formimi i qeverisë, derisa thotë se negociatat me partitë bashkëpunuese janë në përfundim.
“Po bëjmë ne negociata me partitë e koalicionit për marrëveshje, ajo pritet të finalizohet sot ose nesër, dhe pastaj dërgohet në Kuvend, këtë javë pritet edhe formimi i qeverisë”, tha Rugova.
Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur për kandidatin e saj për kryeministër, ku me miratimin dhe mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Avdullah Hoti, u zgjodh si favorit për të udhëhequr me ekzekutivin.
Por ende nuk dihet nëse LDK-ja, e ka dërguar emrin e Hotit tek presidenti për ta mandatuar.





















