Connect with us

Kosovë

Në pritje Kamenica: Sot dalin rezultatet për 40 mostrat e djeshme

Publikuar

Sot gjatë ditës pritet të dalin rezultatet për mostrat e 40 qytetarëve nga Komuna e Kamenicës të cilët dyshohet se janë të infektuar me koronavirus.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

“Dje gjatë ditës janë marrë 40 mostra dhe sot presim që të dalin rezultate”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të fëmijës pesë muajshe të infektuar me koronavirus duke thënë se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Deri më tani nga kjo komunë janë 34 persona të infektuar me koronavirus ndërsa 6 është numri i të shëruarve.

Ndërkohë në nivel vendi numri i të infektuarve nga Covid-19 ka arritur në 780, të shëruar 201 ndërsa të vdekur 22./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK