Connect with us

Kosovë

Ndërmarrjet publike, lajmërohet Albin Kurti, ky është premtimi i madh i kryeministrit në detyrë

Publikuar

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, u janë adresuar mediave përmes një video-incizimi.

Kurti nga kjo video konferencë, fillimisht falënderoi punëtorët dhe specialistët e Ndërmarrjeve publike të cilët janë duke punuar e ofruar shërbimet jetike për vendin tonë në këto kohë të vështira të pandemisë COVID-19.

“Motivi i këtij falënderimi lidhet padyshim edhe me rolin e tyre të patjetërsueshëm që megjithatë kanë bërë në mbrojtjen e ndërmarrjes ku janë pjesë. Falë tyre shumë ndërmarrje edhe pse me goditje të orkestruar nga ish drejtuesit e menaxherët e lartë, nuk kanë falimentuar”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hasur në dëshmi e të dhëna nëpër ndërmarrjet publike, të cilat do t’i paraqiten organeve të hetuesisë, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Kurti mes tjerash thekson se qeveria e tij është e vendosur që t’i kthejë ndërmarrjet publike, sipas profilit të tyre, nga katandisja në kërkimin e subvencioneve për çdo muaj, në organizma që prodhojnë vlerë të shtuar ekonomike e publike.

NA NDIQ NË FACEBOOK