Connect with us

Sport

Napoli identifikon Umtitin si partnerin e duhur për Rrahmanin

Publikuar

Skuadra italiane, Napoli, ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, si një nga lojtarët që mund të përforcojë mbrojtjen napolitane.

‘Sport’ shkruan se Umtiti është zgjedhja e parë e Napoli, si zëvendësues për Kalidou Koulibaly, transmeton lajmi.net.

Francezi ka pasur probleme me lëndime gjatë aventurës në ‘Camp Nou’, kurse që nga ardhja e Quique Setien, ai pati ulje dhe ngritje.

Te Napoli, lojtari shihet si partneri ideal për Amir Rrahmanin, i cili tashmë ka marrëveshje me Napolin dhe do të kalojë në ‘San Paolo’ në fund të sezonit.

Umtiti transferohej te Barcelona për 25 milionë euro, gjatë vitit 2016, nga Olympique Lyon. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK