Sport
Napoli futet seriozisht në garë për Kumbullan

Pas transferoi Amir Rrahmanin, skuadra e Napolit tani i ka vënë syrin mbrojtësit tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, i cili po ashtu është pjesë e Hellas Veronas.
Paraqitjet e Rrahmanit dhe Kumbullas këtë sezon te Hellas Verona, kanë bërë që të krijohet një partneritet i jashtëzakonshëm në mbrojtje, e cila është cilësuar në mesin e më të mirëve në Serie A.
Kumbulla, prej kohësh ka qenë në shënjestër të Interit, por mediet në Itali raportojnë për interesimin edhe të Napolit, përcjell lajmi.net.
Madje, ata duken shumë seriozë, duke i ofruar deri në 28 milionë euro për 20 vjeçarin shqiptar./Lajmi.net/






















