Connect with us

Sport

Napoli bëhet skuadra e parë e Serie A që merr këtë vendim

Publikuar

Sport Mediaset shkruan se 30 punonjës të Napolit, disa prej të cilëve kanë punuar nga distanca, nuk do të paguhen për dy muaj, transmeton lajmi.net.

Për dallim nga vendet e tilla si Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar, qeveria italiane ende nuk ka njoftuar një skemë të punës mbi pagat e punëtorëve që nuk mund të shfrytëzohen për shkak të pandemisë.

Napoli gjithashtu duhet të trajtojë çështjen e pagave të ekipit të parë, me Lega Serie A që lejon klubet të zvogëlojnë deri në 1/3 e fitimeve mujore të lojtarëve.

Sidoqoftë, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe premtimi i tij i vazhdueshëm që 2 milionë euro të pagave të lojtarëve të mos jepen ka vazhduar, pas rebelimit të futbollistëve në nëntor. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK