Connect with us

Kosovë

Nagavci: Thaçi vazhdon të mbetet skandaloz

Publikuar

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar ‘skandaloz’ presidentin Hashim Thaçi.

Nagavci ka thënë se “presidenti telefonon në një emision televiziv për të vjellur vrerë kundër Kryeministrit Kurti, përderisa mban sekret letërkëmbimin e tij me kryetarin e LDK-së”.

Postimi i plotë i Arbërie Nagavcit në Facebook:

President Skandaloz

Në veprimet, sjelljet, deklaratat, Thaçi vazhdon të mbetet skandaloz.
Presidenti telefonon në një emision televiziv për të vjellur vrerë kundër Kryeministrit Kurti, përderisa mban sekret letërkëmbimin e tij me kryetarin e LDK-së.

Ndonse sipas Kushtetutës, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi e quan Kryeministrin Kurti dhe LV! subjektin që ka fituar zgjedhjet, ndërmarrje kriminale dhe vazhdon me një gjuhë të çoroditur e me zë të dridhur një lum deklaratash pakuptim.

Nga ana tjetër, i njejti, bashkë me LDK-në duke mos bërë publike letrat që do duhej të ishin zyrtare, dëshmojnë se janë në panikë e se janë të vetëdijshëm për shkeljet kushtetuese që janë duke bërë.