Kosovë
Mustafa: Po e presim ftesën nga Presidenti për takim

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të takohen për mandatarin.
I pyetur nga mediat para selisë së partisë, Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.
‘Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar kreu i LDK-së.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat për formimin e qeverisë, raporton T7.
Tashmë LDK-ja ka filluar procedurat e para për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat.





















