Connect with us

Kosovë

Mustafa për mungesën e Osmanit në mbledhjen e Kryesisë: Nuk e di pse nuk mori pjesë

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur në një konferencë për media pasi që Kryesia e partisë së tij e zgjodhi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Para mediave, Mustafa foli edhe për mungesën e Vjosa Osmanit në mbledhjen e Kryesisë.

Ai tha se janë ftuar të gjithë anëtarët e Kryesisë, mirëpo se nuk i di arsyet e mungesës së Osmanit.

“Të gjithë anëtarët e Kryesisë janë ftuar, kanë munguar dy tre persona, në mesin e tyre edhe Vjosa Osmani. Ne nuk kemi pasur kohë t’i thërasim e pyesim pse s’keni ardhë, por sigurisht ka pasur ndonjë arsye për mungesën e saj”, tha Mustafa.

Mustafa ndërkaq më herët konfirmoi edhe faktin se për postin e kryeministrit është diskutuar edhe me Kujtim Shalën e Lutfi Hazirin.

NA NDIQ NË FACEBOOK