Connect with us

Kosovë

Mustafa pas takimit me Presidentit: Me votat që u rrëzua Kurti mund të ndryshohet edhe Kushtetuta

Publikuar

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë në ndonjë proces të formimit të qeverisë që do të ishte jokushtetutes.  Ai ka thënë se Qeveria Kurti u rrëzua me 2/3 e Kuvendit, me aq vota, sic thotë zoti Mustafa, mund të ndryshohet edhe Kushtetuta.

“Duke marrë parasysh mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë të Kuvendit që nënkupton se është shumica prej 2 të 3 e cila ka të drejtë edhe Kushtetutën ta ndryshojë. Jemi të interesuar për Qeveri të re, me të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka parapa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Kjo Qeveri do të kishte detyrë që me kapacietete të plota të angazhohet me zotërimin në luftë kundër virusit korona që po zgjerohet në vendin tonë sikurse në vendet tjera. Të ballafaqohemi me ekonominë sepse do të ballafaqohemi me një situatë shumë të randë ashtu sic po paralajmërohet se do të ballafaqohen edhe vendet tjera. Poashtu duhet të përgatitemi edhe për dialogun me Serbinë, ta kemi një shumicë të cilën do ta përkrahnin deputetët e Kuvendit të Kosovës.  Besoj se presidenti do t’i ndjek të gjitha procedurat që ka parapa Kushtetuta, ne si LDK në asnjë rast nuk do të hyjmë në ndonjë process jokushtetues”, ka thënë Mustafa pas takimit me Presidentin./PERISKOPI/