Connect with us

Kosovë

Musatafa: S’jemi për zgjedhje të reja, të krijohet Qeveria e re

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk janë për zgjedhje të reja për shkak të koronavirusit por duhet të krijohet një qeveri e re.

“Kishim takim me presidentin dhe diskutuam për daljen nga kjo situatë pas mocionit, u informuam nga presidenti për opsionet kushtetuese të cilat ekzistojnë për të dalë nga kjo situatë, ne vlerësojmë që nuk është koha të shkohet në zgjedhje të përgjithshme për shkak të koronavirusit dhe jemi të bindudr se zdhedhjet nuk do të na sillnin në një situatë tjetër nga ajo që mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese”, tha Mustafa./PERISKOPI/