Kosovë
Muharremaj: Dy policë nga Suhareka me koronavirus

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj thotë se në Komunën e Suharekës sot janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me COVID.
“Sot janë kryer 16 mostra nga Suhareka, 4 prej tyre janë raste kontakt, 2 janë të reja – njëri është në fshatin Likosh dhe tjetri është në fshatin Krushicë e Poshtme. Pra, në Suharekë janë 22 raste gjithsej, ku fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë dhe tjetrit është shëruar”.
“Dy rastet e reja janë punonjës të Policisë së Kosovës”, tha Muharremaj në Klan Kosova./Periskopi/





















