Connect with us

Sport

Mourinho e shtyn Kanen drejt Real Madridit dhe PSG-së

Publikuar

Sulmuesi anglez do të ndryshojë skuadër pas përfundimit të këtij sezoni, dhe mediet atje, raportojnë për atë që po ndodh brenda skuadrës së Tottenham, përcjell lajmi.net.

Disa tabloide bëjnë të ditur se Jose Mourinho i ka bërë të ditur presidentit Daniel Levy që të mos e shesë Kane në asnjë ekip në Premierligë.

Kjo do të shtynte sulmuesin drejt Real Madridit ose PSG.

Këto janë të vetme skuadra jashtë Premierligës që do të ishin në gjendje të paguanin 200 milionë euro, e që po ashtu janë në kërkim të një sulmuesi./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK