Connect with us

Kosovë

Mjeku Krasniqi thotë se kosovarët edhe së paku katër javë do t’i kalojnë në izolim

Publikuar

Mjeku kosovar, Halil Krasniqi, i cili punon në Gjermani tash e disa vite, në një lidhje direkte për Gazetën Express ka dhënë disa këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ai ka treguar për gjendjen në Gjermani, atje ku si duket situata shpejt do t’i tkhehet normalitetit. E sipas Krasniqit, edhe në Kosovë pas disa javësh mund të ketë përmirësim të situatës me koronavirus

Krasniqi tha se kosovarët duhet të vazhdojnë t’i repsketojnë rekomandimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas Krasniqit, situata me koronavirus në Kosovë mund të zgjasë edhe katër javë.

“Në Kosovë duhet të kenë kujdes edhe disa ditë të mbajnë izolimin. Mendoj se si është situata e tanishme në Koosvë, do të zgjasë edhe katër javë, dhe personat që një kohë kanë pasur një kohë të inkubacionit dhe shfaqin simptoma duhet të lajmërohen në institucione shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK