Kosovë
Mjeku i VV-së ia përmend sëmundjen Thaçit, i thotë se po e shkelë Kushtetutën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Getoar Mjeku, në një status në Facebook i ka qepuar presidentit Thaçi pas letrës që ky i fundit i drejtoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në atë letër, presidenti Thaçi ia përmendi Kurtit katër letrat e tjera ku sipas tij ishte refuzuar nga kjo parti që t’i ofrohej emri i mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kjo duket se ka irrituar z.Mjeku, i cili ia përmend presidentit edhe gjendjen e tij shëndetësore.
“Kryetari jopopullor Hashim Thaçi paska nënshkru për së sëmueti nji letër ku thotë se do të caktojë kryeministër të ri. Kosova asht republikë parlamentare, dhe kryetari i saj nuk ka tagër me e rrëzu as emnu qeverinë.” – shkruan ai.
Në fakt, Qeveria Kurti u rrëzua në seancën e 25 marsit nga 84 deputetë të partive parlamentare në Kosovë, transmeton Periskopi.
Por, Mjeku mendon ndryshe. Ndërkohë, përveç Thaçit edhe kryetarit të LDK-së i ishte përmendur një sëmundje që e kishte pasur në të kaluarën.
Statusi i plotë i tij:
Kryetari jopopullor Hashim Thaçi paska nënshkru për së sëmueti nji letër ku thotë se do të caktojë kryeministër të ri. Kosova asht republikë parlamentare, dhe kryetari i saj nuk ka tagër me e rrëzu as emnu qeverinë. Por shtetkapësi Hashim Th. nuk pyet për kushtetutë as për vullnet të popullit. Letra e tij sot asht PRONUNCIAMIENTO — nji shpallje që në vendet e Iberisë e Amerikës Latine i paraprinte dikur grushtit të shtetit.
Hashim Th. e planistët e tij ¡NO PASARÁN! Në historinë e Dardanisë kanë me u përmendë si zemërakë të dështuem, që në kohë murtaje thurën leqe kundër popullit dhe njerëzimit mbarë





















