Sport
Milan i vihet pas yllit të Benficas

20 vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në Evropë, duke qenë një lojtar i rëndësishëm te Benfica, dhe ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.
Është e qartë se Milan nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e tij, por Benfica mund të lirojë lojtarin për një shumë rreth 50 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Milan është gati të përfshijë në marrëveshje lojtarin e tyre, Lucas Paqueta, i cili pëlqehet nga Benfica.
Vlera aktuale e Paqueta është 40 milionë euro, dhe kjo mund të bëjë që të dy klubet të përshpejtojnë marrëveshjen finale./Lajmi.net/






















