Connect with us

Kosovë

Mijëra komente te Albin Kurti: Mos na i përmend shkarkimet tjera, shkarkoje Shkëlzen Gashin

Publikuar

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, ka njoftuar lidhur me shkarkimet e sotme që ka bërë, por komentuesit, ia kërkojnë një shkarkim tjetër.

Në shumicën prej më shumë se 1.800 komenteve sa kanë qenë deri në kohën kur është shkruar ky lajm, Kurtit i është kërkuar shkarkimi i Shkëlzen Gashit, pas deklaratave përdhosëse ndaj UCK-së që bëri në një televizion.

“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi.

Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i pare”, ka shkruar Kurti, e më pas pasojnë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, për shkarkimin e z. Gashi, disa prej të cilave janë më poshtë:

 

NA NDIQ NË FACEBOOK