Lajme
Meta: Skender Kurti luftoi si një kampion që nuk dorëzohet lehtë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes nga koronavirusi të ish-boksierit dhe trajnerit të boksit, Skender Kurti.
Meta tha se ai ishte i admiruar nga sportdashësit për rezultatet e tij.
“I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte! Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!”.
Shkrimi i plotë:



















