Connect with us

Lajme

Meta falënderon Hungarinë për ndihmën me maska dhe veshje mbrojtëse

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij dhe shtetit shqiptar për Hungarinë dhe ndihmën e bërë.

“Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore”, është shprehur Meta, transmeton Klan Kosova.

“Falënderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët”.