Sport
”Messi nuk është Ronaldo dhe ai do të dështonte në Premierligë”

Francezi, i cili u transferua në Barcelonë në vitin 2000 pas tre vjetësh me Arsenalin, vë në dyshim përshtatshmërinë e Messit në kampionatin anglez.
Problemet e brendshme të skuadrës spanjolle kanë nxitur edhe një herë zëra për një largim të mundshëm larg Camp Nou – me Petit që mendon se një veprim i tillë nuk do të ishte i mençur për asnjërën palë, transmeton lajmi.net.
“Unë nuk mendoj se ai është i përshtatshëm për intensitetin e Anglisë”, i tha Petit Mirror.
“Atii nuk i pëlqen të mbyllet dhe të luftojë për topin”.
“Në Spanjë ai është i mbrojtur”, shtoi ai.
”Do të ishte kënaqësi për tifozët anglezë ta shihnin atë, por nuk e shoh pse një klub si Manchester City do transferonte Messin në moshën 33 vjeç”.
“Nëse [Manchester] City do të dëshironte ta blinte atë, ata duhet të ishin përpjekur ta bënin atë vite më parë. Messi nuk është Cristiano Ronaldo. Fizikisht, nuk është një makineri golash si Cristiano”. /Lajmi.net/






















