Connect with us

Uncategorized

Merkel lajmëron për rihapjen e shkollave e dyqaneve

Publikuar

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të rihapë shkollat dhe dyqanet, ndërsa kryeministrat e shteteve përplasen për kohën.

Politikanët konservatorë që po provojnë të jenë pasuesit e znj.Merkel në krye të partisë së saj janë grindur së fundi në lidhje me kohën se kur duhej që Gjermania të hiqte karantinën kombëtare pasi kancelarja njoftoj planet për rihapje pjesore të shkollave dhe dyqaneve në javët në vijim.

Duke përshëndetur shifrat e reja që ndikojnë në ngadalësimin e shkallës së infeksioneve si “sukses ndërmjetësor fragjil”, Merkel tha gjatë të mërkurës mbrëma se mësimi në shkolla në nivel vendi do të fillonte sërish prej datës 4 maj, fillimisht për studentët e viteve të fundit të shkollave primare e sekondare, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.

Edhe sallonet e bukurisë do të lejoheshin që të rihapeshin më 4 maj nëse marrin masa shtesë që garantojnë higjienën e myshterinjve. Edhe dyqanet me një madhësi të caktuar, ashtu si libraritë, dyqanet e biçikletave dhe veturave, do të hapeshin prej të hënës së ardhshme.

Masat e distancimit social do të mbeteshin deri më 3 maj, ndërsa eventet e mëdha kulturore do të mbeteshin të ndaluara deri në fund të muajit gusht.

NA NDIQ NË FACEBOOK