Connect with us

Lajme

Mërgata dhe hoxha Sadullah Bajrami, në Kumanovë shpërndajnë mbi 10 mijë kupona për ushqim

Publikuar

Kumanovë, 9 prill – “Kuponi i Ramazanit”, një aksion humanitar i cili vit për vit organizohet nga Shoqata edukative “Thirrja”, këtë vit si shkak i pandemisë me virusin COVID-19, në Kumanovë ka filluar të realizohet me herët.

Gjatë kësaj periudhe, me ndihmën e mërgitmarëve hoxha i mirënjohur Sadullah Bajrami, ka bërë shpërndarjen e mbi 10 mijë kuponave ushqimor.

Vlera e një kuponi ushqimor është 100 denarë. Me këtë kupon qytetarët mund të blejnë në markete të ndryshme në Kumanovë, produkte të ndryshme ushqimore, me përjashtim të duhanit dhe pijeve alkoolike.

Kësisoj hoxha Bajrami, ka apeluar që këto kupona të shfrytëzohen kryesisht nga familjet nevojtare dhe mos të keqpërdorin kategoritë tjera duke ua humbur këtë mundësi atyre qytetarëve të cilët janë në gjendje të mjerueshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK