Connect with us

Sport

Më shumë se sportist – Westbrook vazhdon kontributin në luftën kundër Covid-19, dhuron 4.2 milionë maska

Publikuar

Basketbollisti i Houston Rockets, ish MVP në NBA, po vazhdon të jap kontributin e tij në luftën kundër koronavirusit.

Më herët gjatë kësaj jave, Westbrook dhuroi 650 kompjuterë për studentët e Houston, por kjo duket se nuk ka mjaftuar për basketbollistin amerikan.

Sot, Westbrook ka ndihmuar me dhurimin e 4.2 milionë maskave medicinale, për punëtorët e mjekësisë, transmeton lajmi.net.

Ish anëtari i Oklahoma City i bashkohet kështu një numri të madh sportistësh e skuadrash që dhurojnë ndihma në luftën kundër pandemisë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK