Connect with us

Uncategorized

Më në fund hiqet bllokada në Wuhan

Publikuar

Bllokimi disa mujor në qytetin e Wuhanit në provincën Hubei të Kinës – ku pandemia e koronavirusit e ka origjinën – më në fund është hequr.

Kushdo që e ka kodin “e gjelbër” në një aplikacion të shëndetit në telefona të mençur tani lejohet që të dalë, për herë të parë që nga 23 janari.

Lidhjet rrugore dhe hekurudhore tani janë rivendosur, transmeton Klan Kosova.

Bllokada u hoq, pasi Kina nuk e raportoi asnjë vdekje të martën – që është hera e parë qysh prej kur nisën vdekjet e para nga Covid-19.

Për ta parandaluar përhapjen e virusit në Wuhan, autoritetet vendosën kufizime të ashpra për udhëtime dhe urdhëruan mbylljen e shumicës së bizneseve në metropolin që është shtëpia e 11 milionë njerëzve.

Autoritetet kineze i kanë arsyetuar këto masa të ashpra me rënien e shkallës së infeksionit, derisa tani shumica e rasteve raportohen jashtë Kinës.

Javën e kaluar kur Wuhan raportoi javën e parë pa asnjë rast, qendrat tregtare u rihapën.

Disa njerëz që jetojnë në objektet e banimit që janë “pa epidemi” janë lejuar që të dalin nga shtëpitë e tyre për dy orë.

Nga e mërkura, banorët që paraprakisht janë aprovuar do të mund ta përdorin transportin publik nëse e kanë një kod QR për skanim. Ky kod është unik për secilin person dhe lidhet me statusin e tyre të konfirmuar shëndetësor.

NA NDIQ NË FACEBOOK