Sport
Mayweather thyen rregullat – bën xhiro nëpër LA, pa maskë

Ikona amerikane e boksit, Mayweather, ka bërë xhiro nëpër Los Angeles, me biçikletë, por pa maskë mbrojtëse, përcjell lajmi.net.

Qyteti i LA u ka kërkuar qytetarëve të saj që të bartin maska mbrojtëse gjatë periudhës së Covid-19, por Mayweather ka vendosur mbajë një të tillë, për xhiron me biçikletë.
ShBA-të janë kthyer në epiqendër të pandemisë, me numrin më të madh të të prekurve dhe vdekjeve.
Deri më 19 prill, ShBA-të kanë pasur 761379 persona pozitiv në Covid-19, kurse numri i viktimave shënon 40149.
Përkundër këtyre statistikave të frikshme, Mayweather nuk është bindur që të mbajë një maskë mbrojtëse, duke u kthyer në një shembull të keq. /Lajmi.net/






















