Kosovë
Mattew Palmer: Kosova e Serbia po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kjo na inkurajon

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër Koronavirusit është tejet inkurajues.
“Lajm i rrallë i mirë në këtë situatë është rritja e tregtisë”, ka thënë Palmer për Zërin e Amerikës.
“Poashtu ka bashkëpunim në kujdesin shëndetësor. Kosova dhe Serbia, besoj unë, janë të dyja në sistemin e “Korridorit të Gjelbër”. Në fakt, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e “Korridorit të Gjelbër (sipas marrëveshjes së CEFTA-s) e cila lehtëson dhe përshpejton shkëmbimin e ushqimit dhe të barnave gjatë krizës”.
“Është shumë inkurajues të shohësh Kosovën dhe Serbinë në gjetjen e pikave të përbashkëta dhe bashkëpunimit për të tejkaluar një kërcënim të përbashkët”.


















