Kosovë
Masat e reja të Qeverisë: Po, mund të udhëtoni nga dy vetë në veturë

Vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës për masa më të rrepta që ndalojnë qarkullimin e qytetarëve të Kosovës për 22 orë e gjysmë në ditë kanë shkaktuar konfuzitet. Në veçanti, lexuesit e Periskopit e kanë pasur të zorshme që ta kuptojnë pikën (e) të vendimit.
Në pikën (e) të ndalim-qarkullimit të ri thuhet se nuk mund të lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet përveç në rastet emergjente kur lejohen më shumë.
“(e) Përveç në raste emergjente dhe për personat me aftësi të kufizuara nuk lejohet më shumë se një (1) pasagjer në automjet.” – shkruan në vendim, përcjell Periskopi.
Por, a llogaritet edhe shoferi pasagjer?
Jo, prandaj qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë me automjetet e tyre edhe dy nga dy. Vozitëse me vetëm një pasagjer.
Pasagjeri është personi që udhëton në automjet por mban pak ose hiç përgjegjësi për detyrat e kërkuara që automjeti të arrijë në destinacion.
Më tej.
Anëtarët e ekupazhit (nëse ka), ashtu si shoferi ose piloti i automjetit, zakonisht nuk konsiderohen të jenë pasagjerë. /Periskopi





















