Lajme
Maqedonia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Për përballje të sukseshme me koronavirusin është e nevojshme të vijoj gjendja e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera. Këtë e tha Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendraovski pas mbledhjes së pestë të Këshillit të sigurisë.
Ai njoftoi se për shkak të gjendjes së krijuar në Kumanovë nuk përjashtohet implementimi I stratëgjisë e cila dha rezultat në Dibër, ajo e karantinimit të plotë të të gjithë Komunës, përcjell Zyrtare.net
“Sipas vlersimeve të bëra për periudhën të cilën vijon është e qartë se është e e nevojshme sërish shpallja e e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta sjell në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe do të zgjas në 30 ditët në vazhdim….Qëndrimi im për Kumanovën është se duhet një kujdes dhe focus I vaçant dhe shumë shpejt mund ta aplikojmë modelin e sukesshëm që u zbatua në Dibër dhe Qendër Zhupe, dhe duke pasur parasysh se kemi Komunë që ka mbi 100 mijë banorë dhe kjo paraqet një potencial shtesë që virusi të përhapet”, tha presidenti Pendarovski./Zyrtare.net/
















